Ish kryeministri i Shqipnisë, Pandeli Majko ka thanë se me shqetësim po e ndjek situatën në Maqedoni.
Postimi i Majkos në Facebook:
“Me shqetesim po ndjek situaten ne Maqedoni. Në këtë shtet e ke të vështirë të bësh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak. Shkupi është i dënuar të prodhojë ose dialog ose të kundërtin e vet si një shembull rajonal për mirë ose keq. Kjo që po ndodh aktualisht është shqetësuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon në drejtim të paditur.
Në Maqedoni kriza po merr përmasë midis një pale që nuk po qeveris dot dhe një pale që nuk e merr dot pushtetin. Në mes jane shqiptarët që po paguajnë me çmim të lartë në menyra të ndryshme “sallatën maqedonase”, ka shkruar Majko në Facebook.