Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Mjako ka reaguar sot ndaj një deklarate të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke thënë se po përdor fyerjen si “sport” në marrëdhënien me shqiptarët.
Majko ka thënë çmimi në kohë të vështira është ai më realisti.
“Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrëdhënien me shqiptarët. Duhet ti kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë. Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë”, ka shkruar Majko në Facebook.
Ministrit serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se me vënien në funksionim të Zyrës Operative të Kosovës në doganën e Portit të Durrësit shefi i qeverisë shqiptare po punonte për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Vulin duke kritikuar BE po heshtin derisa “Shqipëria e Madhe”, po formohet, ka fyer edhe shqiptarët.
“Ajo që u jepni ’shqiptarimave’ nuk mund t’i ndalojë serbët”