Majko: A është Lushtaku i barabartë para ligjit sa Ivanoviqi?

E publikuar: 23/01/2016 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reagur kundër dënimit prej 9 vjet ndaj Oliver Ivanoviqit.
Majko e ka krahasuar dënimin e Ivanoviqit me atë të Sami Lushtakut duke e shtruar pyetjen nëse të dy janë të barabartë përpara ligjit në
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plot të Majkos:
Nuk po i shpejgoj dot disa ngjarje në Kosovë.
Sami Lushtaku është një shqiptar që luftoi për lirinë e popullit të vet. Sot ai ndodhet në burg edhe për plagët që lufta lë nga pas. Arsyetimi im nuk dëshiron të diskutojë këtë të fundit. Gjendja shëndetsore e Sami Lushtakut aktualisht është e rëndë, por përfaqësueusit e EULEX-i e nuk kanë përfillur opinionin e mjekëve dhe pa paralajmërim e kanë marrë ate nga spitali (QKUK-ja) për ta rikthyer në qelinë e burgut.
Ndërkaq, për nje politikan serb, Oliver Ivanovicin, Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës e ka deklaruar atë fajtor për krime lufte ndaj shqiptarëve. Ai u dënua me një dënim prej 9 vitesh burg… Oliver Ivanovic akuzohet për vrasjen e 4 burrave shqiptarë dhe përndjekjen e shumë grave dhe fëmijëve nga shtëpitë e tyre në Mitrovicë në vitin 1999. Por, Ivanovic nuk do të shkoje ne burg. Gjykata e la atë në arrest shtëpiak deri në një vendim tjetër.
Kam shumë pyetje që duan përgjigje përballë këtyre dy rasteve. Por, njëra më rëndon më shumë. A është Sami Lushtaku i barabartë para ligjit sa serbi Oliver Ivanovic në Kosovë?
Njerzit duan të shikojnë atë që duan të shikojnë. Unë shoh vec një turp të madh. Plagët e nderit, njerzit ja shkaktojnë vetë vetes. Sot ndihem kaq keq tek shoh atë mungesë nderi e turpi bashkë, të mungesës së nje trajtimi shëndetsor që do ti jepej më së paku cdo krimineli… Dhe jo ti mungojë një heroi lufte, pa fjalë, sic është Sami Lushtaku.