Ai është shumë aktiv si me projekte të reja muzikore, ashtu edhe me koncerte brenda dhe jashtë vendit, shkruan lajmi.net.
Krahas jetës profesionale, reperi ka qenë vazhdimisht i përfolur edhe për jetën e tij private, sidomos prej kohës kur u nda nga Majlinda Zeka.
Tani reperi ka nis një romancë të re me Melita Nushin, lidhje të cilën ende nuk e ka konfirmuar, por me paraqitjet e tij të shpeshta pranë saj konfirmon se lidhja e tij po shkon për mrekulli.
Në fotografinë e fundit që po qarkullon në rrjete sociale, Melita shfaqet në përqafimin e Majk, në atë imazh bukuroshja është me pothuajse aspak grim në fytyrë.


















