Se për bukurinë e këngëtares së famshme Beyonce kreditet i kanë gjenet e mira, këtë e kemi ditur qysh një kohë të gjatë por tani sërish po bindemi që kjo është më se e vërtetë.
Nëna e saj, Tina 61-vjeçare,ka xhiruar një editorial të nxehtë për edicionin e muajit korrik të revistës Ebony dhe ka mahnitur me pamjen e saj të mrekullueshme. Në këto xhirime dhe fotografime, ajo ka dëshmuar se mosha nuk ka ndikuar fare në pamjen e saj. Pamjen rinore të saj,Tina ia atribuon ushtrimeve Pilates, të cilat i aplikon ndër vite pesë herë në javë.
Për këto fotografime, sexy mama u paraqit në një fustan të gjatë të kuq me të cilin ka theksuar vijat e shkëlqyera të trupit. Nëna e famshme, në një intervistë foli për familjen e saj, por edhe për ish-burrin Mathew, nga i cili është ndarë për më shumë se 30 vite për shkak të tradhtisë.
Ajo zbuloi po ashtu edhe faktin se dhëndri i saj Jay-Z i ka propozuar të del me burra më të rinj. Dashurinë Tina e gjeti në krahët e aktorit shtatë vjet më të vjetër Richard Lawson, me të cilin në muajin prill edhe u martua.