Mbretëresha e muzikës pop, Madonna (61), e cila po shërohet nga një dëmtim i gjurit që nga muaji mars, postoi një selfi nudo në pasqyrë dhe provokoi edhe një herë reagime të bujshme nga fansat.
Këngëtarja i mbuloi gjinjtë e saj të zhveshur me duar dhe veshi vetëm brekë të zi dhe një kapelë.
Siç pritej, disa tifozë e mbështetën atë, ndërsa të tjerë pohojnë se Madonna tregoi shumë.
“Ajo ka një trup më të mirë se shumica e grave, Madonna, ju dukeni magjike!”, “Kjo foto më la pa frymë” dhe “Ju dukeni aq të lirë dhe të freskët”, janë disa nga komentet./kp/infosot/