Këngëtarja Madonna ka falënderuar Rita Orën dhe fansat e saj të shumtë, të cilët po mbrojnë këngëtaren nga reagimet globale kritikuese, në lidhje me një puthje të yllit të pop-it me reperin Drake.
56-vjeçarja Madona e gjeti veten në qendër të thashethemeve në rrjet, pas puthjes pasiononte alla franceze me reperin kanadez, ndërsa po performonin këngën e tyre të re, “Human Nature” në Coachella Festival, të dielën në mbrëmje ( të dielën e shkuar).
Rita Ora nisi në Instagram mbrojtjen e këngëtares globale, duke lënë komentin e saj në lidhje me ngjarjen.
“Faleminderit Rita. Më bëhet qejfi të di se ti e vlerëson luftën në të cilën unë jam futur, ndaj të gjitha ju zonja jepini fund këtij diskriminimi”,- shkruan Madonna. /noa/