Macron të enjten në Serbi, pak gjasa t’i kërkojë Vuçiqit arrestimin e Radojçiqit

E publikuar: 28/08/2024 21:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të realizojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 dhe 30 gusht.

Se çka do të bisedoj Macron me Vuçiqin të enjten e të premten e kësaj jave, nuk dihet saktë, por aty pritet të ketë nënshkrim të marrëveshjes për blerjen e 12 avionëve ushtarak të rinj shumëfunksionalë, të quajtur Rafale.

Ky takim, dhe shitja e këtyre avionëve nga Rada Trajkoviç, e cila është këshilltare politike e ministrit të për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, ka thënë se është një parakusht për arrestimin e terroristit Milan Radojiçiç.

“Zoti Macron ka probleme të brendshme sa i përket krijimit të institucioneve të Francës andaj ka nevojë për sukses i cili mund të vërehet vetëm nëse Vuçiq e nis procesin rreth Radojiçiçt. Kurti në Kosovë dhe Radojiçiç rreth Kosovës janë faktorë që mund të destabilizojnë situatën në rajon në përvjetorin e sulmit në Banjskë. Macron, me partnerë nga BE-ja dhe Amerika, sigurisht që mund të bëjnë shumë lidhur me kërkesën eksplicite për arrestimin e Radojiçiçit”, ka deklaruar Rada Trajkoviç, këshilltare politike e Nenad Rashiç.

Megjithatë, profesori universitar, Milazim Krasniqi, nuk sheh ndonjë lidhje mes arrestimit të Radojçiqit e vizitës së Macronit, duke thënë se vizita lidhet vetëm me interesat e Francës.

“Këto janë përralla të këtyre serbëve të frustruar të kompleksuar, Franca nuk punon me atë logjikë, Franca është një fuqi europiane, fuqi bërthamore, dhe ndjek ekskuzivisht interesat e veta edhe shitja e armëve për të rritë influencën e saj dhe ekonominë e saj dhe me këta banditët lokal nuk janë fare në agjendën e saj”, ka deklaruar Krasniqi.

Pashmangshëm se për Kosovën do të ketë diskutim të takimin e Macron-Vuçiqit, por sipas analistit politik Albinot Maloku, ato to do të fokusohen tek dialogu dhe një dokument që mbante bashkë-autorësi franceze.

“Në këtë rrafsh unë e shoh vizitën, në Beograd thelbësisht për interesin e Serbisë për blerjën e avionëve, dhe shtyerjën përpara të planit Franko-Gjerman”, ka deklaruar Albinot Maloku, analist politik.

Macron pritet që në Serbi të mbërrijë në mëngjesin e së enjtes.