Presidenti francez Emmanuel Macron ka shtyrë ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës.
Shkak për këtë është bërë një sulm terrorist në Arras të Francës ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.
Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes te mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit.
Në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë pritet të marrin pjesë gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor./Euronews