Macron-Scholz-Osmani
“Javën e ardhshme do të ketë vendime të qarta”, ka thënë të enjten presidenti francez, Emmaul Maceron, referuar situatës në Veriun e Kosovës.
Këtë deklaratë Macron e ka dhënë në Moldavi, në një tubim të liderëve evropianë, aty ku Kosovën e ka përfaqësuar presidentja, Vjosa Osmani.
E Macron për ta dhënë deklaratën se ”javën e ardhshme do të ketë vendime të qarta” është dakorduar me kancelarin gjerman, Olaf Zsholz, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe atë serb, Aleksandër Vu֛çiq.
Osmani dhe Vuçiq nuk janë takuar në Moldavi, për këtë rast Vuçiq pretendon se “është refuzuar takimi nga Osmani”.
Në Veriun e Kosovës prej të premtes ka situatë të tensionuar, pasi kryetarët shqiptarë të zgjedhur për komunat veriore janë penguar të hyjnë në objekte komunale nga protestuesit serbë.
Protestuesit serbë që institucionet e Kosovës i cilësojnë si banda kriminale, të hënën janë përleshur me KFOR’in, duke i lënë të lënduar dhjetëra forca paqeruajtëse.
Vendet perëndimore kanë dënuar ashpër sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR’it, që me kombësi ishin italianë dhe hungarezë