Macron bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon tërheqjen e trupave izraelite nga Libani

E publikuar: 26/01/2025 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i kërkuar që të tërheqë forcat ushtarake ende të pranishme në Liban.

“Presidenti i insistoi kryeministrit Netanyahu për rëndësinë që asgjë të mos komprometojë përpjekjet e autoriteteve të reja libaneze për të rivendosur autoritetin e shtetit në të gjithë territorin e vendit të tyre.” – theksoi presidenca franceze në një deklaratë.

Kryeministri izraelit tregoi gjithashtu të dielën se kishte marrë garanci nga presidenti francez se kompanitë izraelite do të lejoheshin në Panairin e 55-të Ndërkombëtar të Ajrit dhe Hapësirës në Le Bourget në qershor, sipas zyrës së tij..abcnews.al