Tenorit shqiptar i ka ndërruar jetë nëna një ditë më parë.
Dhe, sot ai ka bërë një postim në rrjete sociale derisa ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ngushëlluar.
Ndër të tjera, Ramë Lahaj ka shkruar se ngushëllimet e shumta dhe prania e e shumë njerëzve në varrimin e nënës së tij ia kanë lehtësuar dhimbjen.
“Fort të dashtunit e mi. Në një dhimbje si kjo e nenës, ngushëllimi i miqëve qenka prej ma t’rëndësishmëve. Kam marr pa fund mesazhe ngushëllimi. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës. Në varrim edhe pse ishte tej mase nxetë erdhët shumë prej jush. I bekuem me kujdesin që treguat.
Do ta kem t’pa mundun të ju përgjigjem gjithsecilit prej jush, por këtu po ju them, që ma keni lehtësu tej mase dhimbjen. Gëzofshi veç të mira ju e ma t’dashtunit tuaj. Rame”, shkroi tenori shqiptar me famë ndërkombëtare.
Ndryshe, nëna e Ramë Lahaj ka ndërruar jetë ditën kur ai kishte për të mbajtur një koncert në sheshin ‘Skënderbe’.