Manchester United nuk heq dorë nga Edinson Cavani.
Manchester United nuk heq dorë nga Edinson Cavani. “Djajtë e Kuq” dëshirojnë me çdo kusht të kenë në skuadër sulmuesin uruguaian dhe janë gati bëjnë gjithçka për ta transferuar atë në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raporton e përditshmja britanike “Daily Star” United pritet që t’i ofrojë Paris Saint Germain-it, plot 60 milionë Paund për të marrë shërbimet e 28-vjeçarit. Trajneri i Manchesterit holandezi Louis Van Gaal sheh te El Matador zëvendësuesin ideal të Radamel Falcaos që do të largohet në verë nga United por edhe të Robin Van Persie që është në vitet e fundit të karrierës së tij dhe dëmtimet e njëpasnjëshme mund të bëjnë që ai ti japë lamtumirën më shpejtë sesa parashikohet futbollit të luajtur. Për Edinson Cavanin interesohen edhe tre klube të tjera angleze si Arsenali, Chelsea dhe Liverpooli prandaj për të mposhtur konkurencën e tyre drejtuesit e United janë gati ti paraqesin Paris Saint Germain-it, ofertën e çmendur.
Sulmuesi uruguaian shpeshherë ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Parisi, ekip tek i cili nuk gjen hapsirat e nevojshme për të shkak të konkurencës së madhe që ekziston në skuadër. Në fakt Cavani është një titullar fiks në formacionin e Luarent Blanc por për shkak se në skuadër bën pjesë edhe një lojtar si Zllatan Ibrahimoviç ai nuk aktivizohet në majën e sulmit, por si sulmues krahu dhe diçka e tillë nuk i pëlqen aspak El Matadorit. Nëse vendos të transferohet në Angli Manchester United është gati ta mbulojë me ar Edinson Cavanin. “Djajtë e Kuq” do ti ofrojnë atij një kontratë 4-vjeçare nga e cila 28-vjeçari amerikano-jugor pritet të përfitojë 300 mijë Paund në javë, pagë e përafrët kjo me atë të Wayne Rooney-it. Për ti bindur parizienët të lejojnë largimin e Cavanit Manchester United nuk pritet të hasë shumë vështirësi pasi kampionët e Francës për të respektuar fair-play financiar janë gati të heqin dorë nga bomberi uruguian për të transferuar më pas në Parc De Prince një mes Angel Di Marias dhe Paul Pogba./supersport.al/