Drejtori i Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj në një prononcim për Ekonomia Online, po konsideron se mosekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin.
Ai shton se është që arbitrare që të pezullohen pagat grevistëve. Madje sipas tij, grevistë mund t’i marrin pagat nëse dorëzojnë padi në gjykatë, por që shtetit do të ketë trefish shpenzime.
Miftaraj thotë se nëse veprohet siç po thotë Qeveria Sindikata duhet që 100 vjet të marrë pagesë prej anëtarësisë për t’i paguar grevistët vetëm dy muaj.Kjo ngase sipas tij, Sindikata e ka buxheti vjetor 700 mijë euro, kurse çdo muaj shteti jep paga deri në 35 milionë euro. “Pse pezullimi i pagave është i kundër ligjshëm, është fakti sepse ligji për grevat neni 1 i saj e përcakton që qëllimi i këtij ligji ka për qëllim që të ti ofroj të drejtat dhe benificionet e grevistëve si dhe këto të drejta duhet të interpretohen në pajtim në standardet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë. Standardet ndërkombëtare në këtë rast janë opinionet ligjore praktikat më të mira të organizatës ndërkombëtare të punës”.
“Me vetë faktin që Kosova është një shtet i ri dhe pothuaj se sindikata s’ka mjete, e ka një buxhet të kufizuar për tua paguar grevistëve ditët e humbura në grevë kjo automatikisht e detyron shtetin që mos të marrin masa represive duke u kufizuar të drejtën për pagë grevistëve. Është që arbitrare që të kufizohen pagat e te pezullohen pagat grevistëve”.
“Çdo mësimdhënës nëse do të bëni padi do të siguronin pagat do të hynin edhe shpenzimet e tjera si për avokatin pagesat administrative dhe në bazë të llogaritjeve 1 000 shkojë zakonisht për avokat, kamata ligjore do të ketë një trefishim të obligimeve të shtetit në raport me grevistët”.
“Shteti po e lexon Ligjin për greva, nuk po e interpreton atë, fillimisht e ka për detyrë ta lexoje e ta kuptojnë atë dhe praktikat ndërkombëtare”.
“SBAShK brenda vitit ka buxhet 700 mijë euro, por nëse do të bëjë grevë duhet të pres 100 vjet për t’i mbledhur 70 milionë euro prej anëtarësisë, duke mos bërë asnjë shpenzim shtesë, ngase brenda muajit vetëm në sektorin publik jepen 35 milionë euro paga, i bie që Sindikata duhet të marrë anëtarësi për 100 vjet për t’i paguar grevistët që janë në grevë dy muaj”.