Lion ndalet në barazim 0-0 nga Lorient në ndeshjen e parë sezonale të Ligue 1, në një ndeshje intensive dhe me raste flagrante me shtyllat që i mohuan golin të dyja skuadrave.
Në “Stade de Gerland”, Lioni e nisi vrullshëm duke sulmuar që në minutat e para, por që fati nuk ishte me djemtë e Hubert Furnier kjo u duk mëse qartë në minutën e 15 në një episod vërtet të pabesueshëm, kur të dyja shtyllat u bënë aleate të portierit të Lorient, Lecomte, duke kthyer më pas topin e goditur nga Fekir, menjëherë më pas Alexandre Lacazette që tentoi dy herë radhazi, me këmbë dhe kokë por fillimisht shtylla tjetër dhe më pas Lecomte neutralizuan rrezikun në portën e Lorient.
Lecomte protagonist sërish dy minuta më pas, me Bedimo që lëshoi një goditje potente por gardiani i miqëve ishte fantastik në devijimin e topit. Ndeshja vijoi ritmike dhe në minutën e 38 ishte radha e Lorient të ankohej për mungesën e fatit kur goditja e Rafael Guerreros përfundoi në tranversë. 3 shtylla dhe asnjë gol në pjesën e parë, dhe rrjetat mbetën të paprekura edhe në të dytën, me Lecomte që ishte i pakalueshëm duke u gjendur gati edhe në tentativën e Arnold Myuemba në minutën e 68. Asgjë nuk ndryshoi dhe në minutat e mbetura me Lionin që shikon t’i rrijë ngushtë ky barazim pa gola pas rasteve dhe volumit të krijuar ndërsa për Lorient është padyshim një pikë e fituar. Në ndeshjet e tjera të së dielës franceze Bordo pësoi Knock Out në shtëpi duke u mposhtur 1-2 nga Reims, ndërsa Saint Etiene kapitulloi 2-1 në transfertën me Toulouse./ss/