Lyft merr 500 milion dollar në një tjetër raund investimi

E publikuar: 23/11/2017 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej rivalëve kryesor të Uber, Lyft, ngriti një raund tjetër investimi me 500 milion dollar raportoi Axios.

Ky financim vjen në vazhdën e investimit 1 miliard dollarësh udhëhequr nga divizioni CapitalG i Alphabet Google në Tetor.

Një zëdhënës i Lyft konfirmoi investimin e radhës duke thënë se më shumë përkushtim nga kompania do të shkojë në drejtim të pasagjerëve dhe shoferëve.

Në Tetor vlera e Lyft shkoi nga 7.5 miliard dollar në 11 miliard dollar. Investimi i fundit do e dërgonte në 11.5 miliard dollar.

Fondi investues i Alphabet-Google ka financuar edhe tek Uber duke e bërë situatën edhe më interesante. Megjithatë marrëdhëniet mes Google dhe Uber janë dëmtuar rëndë pasi divizioni i makinave me sistem vetëdrejtimi Waymo paditi Uber në gjykatë për teknologjinë LiDAR.

Edhe Lyft ka pasur bashkëpunime me Waymo ku në maj zbuluan aleancën e tyre për teknologjitë e makinave autonome. /CIO Albanian