Nga Milazim Krasniqi
Propaganda obsesive e Lëvizjes Vetëvendosje i llogaritë votuesit nga diaspora si budallenj, kur thonë se LVV-ja do të fitojë 53 për qind.
Ajo thotë se vota e diasporës mbetet e njëjtë, si më 2020, pra edhe kur Kosova është nën sanksione të BE-së, e izoluar nga SHBA-ja, e refuzuar nga Këshilli i Evropës, e varfëruar më shumë sesa më 2020.
Pra, thotë se diaspora do të votojë për një Kosovë më të keqe, duke i paraqitur votuesit thjesht si budallenj.
E çuditshme është mungesa e respektit për atdhedashurinë dhe mençurinë e bashkatdhetarëve tanë.
Propaganduesit fanatikë nuk e kanë kuptuar se ata në vitin 2020 kanë besuar në premtimet për një Kosovë më të mirë, prandaj kanë votuar për ndryshim.
Por bashkatdhetarët nuk janë pengje të propagandës obsesive të LVV. Ata bile janë më të pavarur nga propaganda e presioni qeveritar, sesa votuesit brenda vendit.