Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka akuzuar partitë opozitare për përdorimin e Gjykatës Kushtetuese për të penguar reformat e Qeverisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, ata kanë deklaruar se opozita, e cila sipas tyre mungon me alternativa konkrete, po përdor institucionin ligjor për të bllokuar propozimet e tyre transformuese.
“Opozita e pa alternativë, vazhdon ta shfrytëzoj Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e kapur dhe për t’i mbrojtur të fuqishmit e ekonomisë dhe privatizimit. Pra, nga njëra anë ajo dërgon Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë dhe atë për Këshillin Prokurorial, kurse në anën tjetër Ligjin për çmimet tavan dhe atë për Fondin Sovran”, ka shkruar Vetëvendosje.
LVV-ja gjithashtu ka theksuar se në mungesë të kritikës së mirëfilltë dhe alternativave nga ana e opozitës, duke e quajtur këtë përpjekje si “klub i stërvjetëruar politik që përpiqet të ruajë grupet e interesit në mënyrë që të ruhet pasuria e tyre”.

















