Albian Ajeti pritet të transferohet te Luzerna gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi i ri i Baselit, i cili në të ardhmen mund të veshë fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare shihet nga drejtuesit e Luzernës si zëvendësuesi ideal i Dario Lezcanos, që do të largohet po në janar nga kampionati zvicëran për t’u transferuar në Primera Division.
18-vjecari është në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Zvicrës, por mund ta rinovojë atë dhe menjëherë të kalojë në formën e huazimit te Luzerna, ku do të ketë mundësi të aktivizohet në vazhdimësi.
Te Baseli Albian Ajeti, ka realizuar dy gola në kampionat, por gjithsesi e ka të vështirë të sigurojë një vend titullari, madje trajneri Fisher ka lënë në stol edhe sulmuesit e kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi për shkak të konurrencës së fortë.
Në rast se kjo lëvizje do të realizohet, Albian Ajeti, që është vëllai i mbrojtësit Arlind Ajetit, te Luzerna do të gjendte dy shqiptarë të tjerë, Migjen Bashën dhe Jahmir Hykën