25 ekzaminerë të qendrave rajonale të patentë-shoferëve tani e disa javë nuk janë duke bërë asnjë punë. Ata me një vendim të prerë i ka larguar nga detyra ministri Lutfi Zharku, duke i zëvendësuar me njerëz të angazhuar me kontrata mbi vepër. Por, këtë veprim te Zharkut e ka hedhur poshtë Komisioni i Ankesave, ku ka marr vendim që të njëjti të kthen në vendet e tyre të punës.
Tani këta ekzaminerë janë duke qëndruar në MI dhe duke u paguar, e “zëvendësuesit” e tyre po punojnë në teren, të cilët po ashtu marrin paga nga buxheti i këtij institucioni. Indeksonline posedon të gjithë vendimet e largimit dhe kthimit të këtyre ekzaminerëve
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka filluar të marr vendime sipas dëshirës. Ai më të marr postin e të parit të MI-së, po largon e emëron njerëz në detyre si po dëshiron vetë. Një veprim të tillë Zharku e ka bërë me ekzaminerët e patentë-shofereve të te gjithë regjioneve të Kosovës, duke ua ndërruar pozitat me një vendim të menjëhershëm, dhe duke i zëvendësuar me njerëz të tjerë të cilëve edhe u ka bërë kontrata mbi vepër.
Ndërrimin e detyrave e kanë konfirmuar për Indeksonline edhe disa nga ekzaminerët. Ata kanë treguar këtë veprim ministri Zharku e ka bërë me një vendim të lëshuar dhe pa i pyetur ata fare.
“…na kanë ndërruar pozitat e punës. Krejt këtë e kanë bërë pa na pyetur neve. Pas kësaj na kemi bërë ankesë dhe ajo është aprovuar. Na ka dhënë të drejtë neve. Tash vendimi për ndërrim të pozitave ka rënë poshtë, dhe ne jemi kthy në Ministri. Por të 25 ekzaminerët nuk janë duke punuar fare, ata janë duke qëndruar në një zyre të këtij institucioni. Punën tonë janë duke e bërë disa persona tjerë që i ka punësuar me kontrata mbi vepër ministri Lutfi Zharku”, ka thënë për Indeksonline njëri nga ekzaminerët, që për shkaqe sigurie nuk ka pranuar t’i përmendet emri.
E në Ministrinë e Infrastrukturës nuk kanë dhënë shumë detaje për gjendjen e krijuar. Vetëm i kanë thënë gazetës se kanë gabuar informatën dhe se nuk ka asnjë të larguar nga puna.
“Me siguri bëhet fjalë për ndonjë informatë të gabuar, pasi që ministria (të paktën departamenti i automjeteve) nuk ka ndonjë informatë për suspendim të pyetësve/ekzaminerëve”, ka thënë Saranda Jusufi, drejtoreshë për Komunikim Publik në MI.
Mirëpo, Indeksonline posedon dokumente dhe fakte se e tregojnë një situatë tjetër të krijuar në këtë Ministri.
Një vendim i datës 27.02.2015 tregon se ministri Lutfi Zahrku ka urdhëruar sekretarin Besnik Berisha të merr masa dhe të bëjë riorganizimin e të gjithë koordinatorëve të njësive rajone të patentë-shoferëve në Kosovë.
Në këtë vendim thuhet se masat duhet të merren më së largu deri më 15 mars 2015.
Kurse, me një vendim tjetër të datës 10.03.2015 shihet se urdhri i Zharkut ka pasur efekt. Në këtë vendim që e posedon Indeksonline tregohet qartë se është formuar edhe komisioni për riorganizimin dhe risistemimin e koordinatorëve dhe pyetësve.
Pjesë e këtij komisioni kane qenë: Nebih Shatri, kryetar i komisionit. Mustafë Gara, anëtar. Burim Deliu, anëtar. Vahide Syla, anëtare dhe Ajshe Ejupi, anëtare.
Indeksonline po ashtu ka siguruar edhe vendimin për kthimin në detyrat e tyre të koordinatorëve/ekzaminerëve. Në këtë vendim të datës 07.05.2015 tregohet se shfuqizohet vendimi i datës 30.03.2015 i nxjerrë nga Sekretari i Përgjithshëm.
“Obligohet sekretari, departamenti për financa dhe deparatementi i automjeteve për zbatimin e këtij vendimi, si dhe kthimin në pozitën e pyetësit/ekzaminaretit, sipas akt emërtimit brenda afatit të paraparë në nenin 121 …. të procedurës penale”, thuhet në këtë vendim. /Indeksonline/