Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i ka rënë pishman pse ishte kthyer në Gjilan për të udhëhequr qytetin. Tash, po deklaron se nuk e ka në plan t’i hyjë garës edhe një herë të Kryetar Komune. Ka vendosur të rikthehet në Prishtinë. Ka thënë se s’ka ambicie për të udhëhequr LDK’në.
Lutfi Haziri, në një moment, para zgjedhjeve të brendshme në LDK, kishte thënë se nuk po kandidonte për të rivalizuar Isa Mustafën. Mirëpo, ishte shprehur i sigurt se nëse i hynë kësaj gare do të dilte fitues.
Duket se gjërat do të përsëriten edhe tash.
Isa Mustafa nuk dihet nëse do të rikandidojë për mandatin e tretë të krye të LDK’së derisa njeriu që shihet si Kryetari i mundshëm i ri i LDK’së është Lufti Haziri.
Megjithëse publikisht, Nënkryetari i LDK’së thotë se s’ka ambicie për t’u bërë Kryetar i LDK’së.
Në një intervistë për Zërin, Haziri e ka konfirmuar se nuk do të jetë më në garën për Kryetar të Gjilanit.
Pavarësisht se shkoi në vendlindje, Haziri ka ruajtur fuqinë në LDK dhe ka qenë njëri prej zyrtarëve që ka udhëhequr partinë drejt koalicioneve me AAK’në, por në fund edhe me PDK’në, shkruan Express.
Aktualisht në LDK, përpos Hazirit, fuqi politike ka edhe Nënkryetari tjetër Agim Veliu, i cili e ka përkrahur Isa Mustafën të hynte në koalicion me PDK’në.