Haziri në Sofje kërkon liberalizimin e vizave dhe integrimin më të shpejtë

E publikuar: 16/05/2018 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri po marr pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane në Sofia të Bullgarisë, ku po zhvillohen takime pune në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjatë punimeve të Samitit, Haziri ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, qartësimin e procesit të integrimit evropian si dhe investime më të mëdha infrastrukturore nga BE-ja.

Postimi i plotë i Hazirit:

Në Samitin e Liderëve të EPP i cili u mbajt në Sofje nën organizimin e presidencës bullgare, kërkova liberalizimin ne vizave për Kosovën, çartësimin e procesit të integrimit europian si dhe investime më të mëdha nga BE. LDK garanton sundim të ligjit, rend dhe demokraci për të gjithë.

#NeJemiNjeFamilje