Lutfi Haziri: Më 14 shkurt, LDK do ta pëlcas ‘balonin’ e sondazheve

E publikuar: 04/02/2021 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se më 14 shkurt do të dëshmohet sa e madhe është partia shtetformuese.

Gjatë këtij takimi, strukturat e LDK-së në krye me kryetarin Lutfi Haziri, kanë konfirmuar punën e jashtëzakonshme në terren, për ta bërë fitoren e madhe më 14 shkurt, duke mbështetur fort 5 kandidatët nga Dega e Gjilanit.

“Faleminderit strukturave të LDK-së, kryesisë, kryetarëve të nëndegëve, Forumit të Gruas e Forumit të Rinisë, për mbështetjen e vazhdueshme. Pesë kandidatët tanë nga Gjilani, por edhe e tërë lista e LDK-së për deputetë, janë bindshëm më të mirët, janë njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë, më 14 shkurt do ta pëlcasim ‘balonin’ e sondazheve”, ka thënë kryetari Haziri.

Gjilani garon në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80

/e sponosorizuar/