Lutfi Haziri kundër Avdullah Hotit: Mos e prekni RTK’në

E publikuar: 19/09/2015 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëherit anëtar i kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri ka dalë kundër ministrit të Financave, Avdullah Hotit. Haziri në një postim në Facebook ka thënë se RTK është e Kosovës dhe se nuk bënë të prekët nga askush. Derisa, gjatë ditës ministri Hoti, që vjen nga LDK’ja ka kërcënuar menaxhmentin e RTK’së me ndërprerje të financimit.
Ky është postimi i plotë i Hazirit:

RTK asht e Kosovës. UNMIK-u, UNMIKikisatanat (s’e mbaj n’mend sa PSSP kanë qenë në Kosovë!), kryeministrat dhe tjerët, u munduen me vendosë kontrollë në RTK, por nuk ia vlen. Kosova po kalon në procese të mëdha, e qeveria, Kuvendi dhe institucionet tjera duhet me e respektue fjalën dhe mendimin e lirë, që RTK e ka mision. Mos e kushtëzoni me buxhet sepse RTK i duhet Kosovës. Duhet me thanë kjartë se RTK-në asnji qeveri e as institucion nuk mundet me e rrënue. RTK1, (*2),3.4 asht e Kosovës (*2, ju lutem lexo drejt). Mos e prek. Në emën t’Zotit e Atdheut! LH