Lutfi Haziri e pranon humbjen, e uron Alban Hysenin e VV-së

E publikuar: 14/11/2021 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur në konferencë për media ende pa përfunduar plotësisht numërimi i votave në këtë komunë.

Haziri e ka uruar kundër-kandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hysenin, për fitoren e këtij të fundit në këtë komunë.

Në anën tjetër, Haziri ka thënë se LDK-ja vazhdon të jetë e para në Asamble komunale.

Ai ka thënë se që nga nesër do të fillojë përgatitjen për tranzicionin.