Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka dematuar lajmin se billbordin (reklamën), të cilën e pati publikuar ditë më parë në facebook, ku thuhej se një qytet në Kanada e pati mirëpritur ashtu, ka qenë e montuar me photoshop, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se kjo është një e pavërtetë dhe për keqardhje.
Është absolutisht një e pavërtetë. Mua më vjen keq për mënyrën se si KTV ka dashur me e shtrembëru një vizitë, një mikpritje të qytetarëve të një qyteti në Kanada, dhe mikpritjen e një qyteti që ia kanë bërë një kryetari të komunës. Është për keqardhje thyerja e kodit gazetaresk në këtë rast. Kurrgjë tjetër s’kam çka të shtoj ”, tha ai për Gazeten Blic.
Kështu u raportua, se si ai e kishte realizuar me photoshop këtë fotografi

















