Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka thënë se një pjesë e madhe vrasjeve të pasluftës janë bërë nga shërbimet serbe.
Ai në RTK tha se kjo është bërë me qëllim të caktuar për të nxitur përçarje ndërmjet shqiptarëve.
“Një pjesë e vrasjeve pas luftës janë bërë nga shërbimet serbe. Cili ka qenë interesi jonë me vra pas luftës, i kemi pas mundësitë në luftë, e nuk e kemi bërë”, ka thënë Lushtaku.
Ai tutje ka thënë se drejtësia duhet të merret me të gjithë ata që kanë kryer vrasje pas luftës.
“Çdo vrasje duhet të zbardhet, por jo të krijohet Gjykatë Speciale me kërkesë të Rusisë dhe Serbisë”, është shprehur Lushtaku.