Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pas intervistimit në Stacionin Policor në Skenderaj, ka thënë se “krejt kjo është politikë” e se “Albin Kurti don të viktimizohet përmes aksioneve të tilla“, raporton Ekonomia Online.
“Krejt kjo që ka ndodhë është politikë. Albin Kurti don që përmes aksioneve të tilla të viktimizohet”, ka thënë Lushtaku.
Ai u intervistua lidhur me lidhur me sulmin ndaj zëvendësministrit të Financave Hysni Mehani, njëherësh kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, si dhe aktivistit të kësaj partie, Bahri Zabeli.



























