Në kuadër të operacionit “Serrat”, Policia e Lushnjës ka sekuestruar 7 serra të mbjella me hashash në fshatin Barbullinjë, duke arrestuar në flagrancë shtetasit Besnik Bali, Dervish Bali dhe shtetasen Afërdita Bali banorë të këtij fshati.
E gjithë familja ishte angazhuar në kultivimin e hashashit në serrat e mbjella në zonën fushore të Lushnjës, ku zakonisht kultivohen perime dhe zarzavate.
Pas kontrollit, policia gjeti në 7 serrat që i takonin familjes Bali 3 mijë rrënjë kanabis sativa. Kjo është hera e parë që në këtë zonë zbulohen serra të mbjella me hashash. (gazeta-Shqip.com)