Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë me dije se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon që dikush të ketë pushtet ekzekutiv dhe të mbaj postin e deputetit.
Para hyrjes në Kuvend, ajo ka thënë se veprimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti janë anit-kushtetuese.
Sipas saj, moskonstituimi i Kuvendit është duke i sjell dëme Kosovës dhe qytetarëve.
“Nuk mundesh me e mbajt pushteti legjislativ dhe ekzekutiv. Kjo është dëm jo vetëm politik, por kjo reflektohet pastaj dhe në secilën fushë të vendit tonë. Qytetarët preken edhe në çmime, në inflacion edhe në çfarëdo lloj reforme që do të mund t`i bënte mirë qytetarit”, ka thënë ajo.

















