Më ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Integrimeve Europiane, në ditën e tretë të samitit të Vienës moren pjesë deputetët e Parlamentit të Kosovës Blerta Deliu Kodra, Donika Kadaj Bujupi dhe Teuta Sahatqiu.
Në programin dy orësh ku panelistë ishin deputetët e Kuvendti të Republikës së Kosovës u prezantua iniciativa dhe dokumentari “Follow us”, i sponsorizuar nga OSBE-ja, i cili trajton rolin e grave në shoqëri dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Më ketë rast u diskutua lidhur me përpektiven gjinore dhe Europeane te Kosovës dhe Rajonit. Nikoqir të ketij takimi ishin Amb Michael Linhard , Sekretar Gjenërale në MPJ te Austris si dhe znj Ulrike Lunaqek nënkryetare e parlamentit european. Panelistet u përgezuan nga Nikoqiret për punën dhe angazhimin e tyre në tejkalimin e sfidave gjinore dhe domosdoshmerin e përhrahjes se gruas në rolin e saj në fuqizimin e paqës në Ballkanin Përendimor. Me theks të veçant u thekuas nevoja për bashkupumin rajonal dhe fuqizimin ekonomik.
Ndersa nga delegacioni i Kosovës u theksua domosdoshmeria e përshpejtimit te liberalizimit të vizave dhe përkrhaj e metutjseshme e Kosovës në tejkalimin e sfidave drejt intergrimit >Euroatlantike.
Në shfaqjen e dokumentarit moren pjesë mbi 100 diplomat nga Europa dhe SHBA të cilët e vlerësuan lart angazhimin e grave në avansimin e politikave gjinore dhe tejkalimin e dallimeve sociale dhe etnike. (Gazeta Blic)