Lajmet

Lunacek: Pas propozimit për heqjen e vizave, topi në fushën e Kosovës

16.05.2016 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lunacek: Pas propozimit për heqjen e vizave, topi në fushën e Kosovës

Pas propozimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, “topi tani është në fushën e Kosovës”, ka deklaruar eurodeputetja Ulrike Lunacek gjatë një konference për media në Prishtinë.

Ndërsa po mbante afër vetes një top futbolli me hartën dhe ngjyrat e Kosovës në kohën e pranimit në UEFA dhe FIFA, Lunacek potencoi se pas propozimit pozitiv nga Brukseli, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës tani duhet të finalizojnë Marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacionin si dhe t’i shtojnë përpjekjet për ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të krimit dhe korrupsionit.

Të dyja këto qëllime, janë vënë si kritere për përshpejtimin e zbatimit të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Topi i mbetet ashtu edhe Parlamentit Evropian. Ne kemi nisur procedurat, dhe jam shumë optimiste që në Parlamentin Evropian gjithçka do të shkojë mirë. Pjesa tjetër që i mbetet “topi”, është te Këshilli Evropian, ku vendet anëtare të BE-së duhet të votojnë si dhe Këshilli për Drejtësi dhe Punë të Brendshme”, ka deklaruar Lunacek.

Korniza kohore për liberalizimin e vizave për Kosovën mund të shkojë në disa muaj, kështu që eurodeputetja Lunacek, nuk ka mundur ta parashikojë se kur do të fillojë lëvizja e qytetarëve të Kosovës pa viza.

“Kanë mbetur edhe dy seanca plenare të Parlamentit para stinës së verës, kështu që nuk e shoh se mund të përfundojë aq shpejtë. Këshilli Evropian është pjesa më e vështirë, sepse ata duhet të votojnë. Disa nga këto shtete kanë shumë azilkërkues nga Kosova, kështu që iu bëj thirrje qytetarëve që të mos kërkojnë azil në vendet e BE-së, sepse vetëm e dëmton procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë ajo.

“Pjesa tjetër kryesore që duhet të bëhet ende shumë punë, janë marrëveshjet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët kanë ende punë për të bërë. Kosova sa i përket statutit të Asociacionit të komunave serbe, ndërsa Serbia duhet të bëjë më shumë për marrëveshjen e kodit telefonik, energjinë…”, ka theksuar Lunacek.

Ajo për qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite që një delegacion i Parlamentit Evropian po ua bëjnë institucioneve të Kosovës për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

“Me Marrëveshjen për Stabilizim Asocim është hera e parë që Bashkimi Evropian ka nënshkruar marrëveshje kontraktuale me Kosovën, dhe është pjesa ligjore e parë për Kosovën, për integrim në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Lunacek.

Ajo është shprehur e kënaqur me faktin që në diskutimet për MSA-në dhe proceset euro-integruese po merr pjesë edhe opozita.

“Më vjen mirë që deputetët opozitarë, kur bëhet fjalë për integrim evropian, janë mbështetës të këtij procesi. Unë e shoh këtë si një fillim të mbarë dhe shpresoj që në çdo vendimmarrje në të ardhmen të gjithë deputetët do të marrin pjesë, duke mos bllokuar procedurat e Kuvendit”, është shprehur Lunacek.

Krejt në fund, Lunacek ka përgëzuar Kosovën edhe për pranim në UEFA dhe FIFA.

“E di që për ju dhe qytetarët e Kosovës, futbolli është shumë me rëndësi, jam shumë e lumtur që Kosova u pranua në UEFA, dhe tani në FIFA po ashtu, isha shumë e befasuar, pa i përmendur problemet e brendshme që ka FIFA. Është shumë me rëndësi që lojtarët e Kosovës do të marrin pjesë ne kampionatet botërore dhe evropiane”, ka thënë ajo.

Sipas eurodeputetes Lunacek, pranimi në federatat ndërkombëtare të futbollit do t’i mundësojë Kosovës që të zhvillojë ndeshje edhe me vendet që e kanë njohur apo nuk e kanë njohur atë si shtet, transmeton rel.

Problemet politike, ka vijuar ajo, duhet të qëndrojnë jashtë sportit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje