Lumturia fillon në moshën 34-vjeçare

E publikuar: 12/03/2015 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Viti më i lumtur në jetën tonë fillon kur ne mbushim 34-vjeç sepse në këtë kohë ne martohemi, krijojmë familje dhe fillojmë të mendojmë për fazat e reja të karrierës, thuhet në një hulumtim.

Më shumë se dy mijë persona mbi 40-vjeç janë pyetur se në cilën moshë jemi më të lumtur dhe rezultatet kanë treguar se mosha 34-vjeçare është viti kur njerëzit janë më të lumtur në jetën e tyre, transmeton Koha.net

Hulumtimi gjithashtu ka gjetur se në këtë moshë njerëzit janë rahat me vetveten dhe kanë të ardhura të mjaftueshme sa për të jetuar një jetë të rehatshme.

Një pjesë e të anketuarve janë shprehur se vitet e adoleshencës janë më të lumturat shkaku i lirisë, jetës së natës. Një pjesë tjetër kanë thënë se mosha 40-vjeçare është koha më e lumtur shkaku sigurisë dhe se në këtë kohë u pëlqen të kujdesen për fëmijët.

Arsyeja e lumturisë së tyre në moshën 34-vjeçare ka qenë: “Në këtë kohë unë gjeta dashurinë e jetës me të cilën krijova familje”.