Lumir Abdixhku mbetet kryetar i LDK

E publikuar: 31/01/2026 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar kundër dorëheqjes se kryetarit, Lumir Abdixhiku. KosovaPress merr vesh se 164 delegatë ishin kundër dorëheqjes dhe 136 pro dorëheqjes.

Fillimisht delegatëve iu është prezantuar letra për votim: “A e pranoni dorëheqjen e Lumir Abdixhikut – Po, Jo.”

LDK, me këtë proces ka vendosur që Abdixhiku të vazhdojë si kryetar i këtij subjekti politik, përkundër rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit për Kuvendin e Kosovës.

Lajmi në perditesim…