Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, kanë zgjedhur për kryetar të ri të këtij subjekti, Lumir Abdixhikun.
Abdixhiku pas marrjes së postit tha se rikthimi i LDK-së duhet të fillojë nga vetvetja.
“Të dy vendosën një standard të ri të garës. Ai tha se sot po hapin një faqe të rrugëtimin e tyre politik. LDK-ja u tregua zë i qartë i qendrës së djathtë. Ndonëse arsyet për një rënie të tillë janë nga vetvetja dhe këtu duhet të nisim rrugëtimin tonë.
Sot dhe nesër nderojmë secilin udhëheqës dhe anëtar të thjeshtë”, tha ai.Në garë për këtë post ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa. Kujtojmë se në garë ishte edhe Anton Quni, por i njëjti pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor ka tërhequr kandidaturën e tij.


















