Qindra armë, statuja të vjedhura, makina, e relike të Luftës Revolucionare, janë gjetur në Lumin e Detroit.
Lumi i cili shërben edhe si kufi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë është bërë “shtëpia” e objekteve të hedhura që prej themelimit të qytetit, duke e shndërruar atë në një thesar të objekteve historike.
Për shkak të shikimit të dobët në ujë dhe thellësisë, zhytësit shkojnë deri në shtratin e lumin në kërkim të objekteve të hedhura.
Qindra armë, duke përfshirë një pushkë të mesit të shekullit të 20, 6 topa luftarakë; makina, mes tyre një “Cherokee Jeep”, një statujë përkujtimore e luftës, janë vetëm disa prej objekte të gjetura në thellësinë e këtij lumi.
/tch/