Lumi ndërron ngjyrën, bëhet i kuq – ekspertët e habitur nuk po e dinë shkakun (Foto/Video)

E publikuar: 01/02/2018 02:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një lum është duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve përreth, pasi befasisht ka ndërruar ngjyrën dhe është bëri i tëri i kuq.

Ekspertët e kësaj fushe kanë mbetur të habitur me këtë fenomen, ndërsa banorët janë duke u frikësuar nga cilësia e ujit të pijshëm  në qytetin rus Tyumen, transmeton Telegrafi.

Por banorët dyshojnë se persona të papërgjegjshëm kanë hedhur kimikale të ndryshme në lumin e vogël Molchanka.

“Mund të jetë një problem serioz, e në veçanti për fëmijët që e frekuentojnë këtë zonë”, ka deklaruar një banor i brengosur.

Maria Parashchenko nga fshati Novotarmansky, ka deklaruar se lumi Molchanka ka marrë ngjyrë të kuqe.

Ekspertët e kësaj fushe kanë deklaruar se ende nuk e kanë zbuluar shkakun që ka mundur ta shkaktoj këtë fenomen, dhe se tani për tani nuk kanë ndonjë shpjegim.

Mostrat e ujit janë dërguar në laborator, por kërkohen javë të tëra derisa të marrin rezultat që mund të determinojnë shkakun që ka ndikuar që lumi të bëhet i kuq. /Telegrafi/