Lumi B feston ditëlindjen, ja çfarë foto ia publikon bashkëshortja

E publikuar: 09/08/2017 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është një ditë shumë e veçantë për reperin e njohur Lumi B.

Kjo për faktin pasi që reperi i famshëm feston ditëlindjen, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, është bashkëshortja e tij Miranda ajo e cila është kujdesur që këtë ditë ta bëjë sa më të veçantë.

Miranda në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi tejet të ëmbël të Lumit ku ai shihet duke mbajtur në duar djalin e tyre Blinin, kur ishte i vogël.

“Urime ditëlindjen mbreti im… jetofsh edhe 100 vjet me shendet e lumturi … #nukkasiti … te dua shume dhe do te dua pergjithmone

#alwaysbyyourside❤@lumib”, ishte ky urimi që kishte bërë Miranda.

Ndryshe, Lumi e Miranda janë njëri nga çiftet më simpatike të estradës.