Kryesore

Lumezi: Së shpejti aktvendim për hetime rreth përgjimeve

26.08.2016 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lumezi: Së shpejti aktvendim për hetime rreth përgjimeve

Lufta kundër korrupsionit nuk mund të zhvillohet vetëm nga një institucion, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Sundimi i ligjit, ka nënvizuar Lumezi, duhet të realizohet përmes të gjitha institucioneve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Ndërkaq, duke u ndërlidhur me rastin e përgjimeve të bisedave telefonike të zyrtarëve në funksione publike, njohur si rasti ‘Pronto’, Lumezi ka thënë se prokurorët do të nxjerrin së shpejti një aktvendim për fillimin e hetimeve për të gjithë ata që dyshohet se mund të kenë shpërdoruar detyrën zyrtare.

“Është e vërtetë se unë kam paralajmëruar luftë kundër korrupsionit dhe kjo është e qartë për gjithë prokurorët e shtetit se korrupsioni duhet të luftohet. Me ndryshimet e kodit të procedurës penale, prokurorët kanë marrë më shumë kompetenca në hetimin pro aktiv të rasteve penale dhe në zbatimin e masave të fshehta. Kryeprokurori i Shtetit nuk mundet i vetëm ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, pa përkrahjen e institucioneve tjera. Sundimi i ligjit duhet të realizohet përmes të gjitha institucioneve, si atyre legjislative, ekzekutive dhe atyre gjyqësore. Dhe nuk duhet të lihet i vetëm kryeprokurori; i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë i kam paralajmëruar disa raste dhe tashmë ato raste janë në duart e gjykatave dhe kemi aktgjykime dënuese. Kemi tri raste që kanë përfunduar në gjykatë sa i përket rastit të krimit të organizuar, por kemi edhe aktakuza të cilat tani i kemi dërguar në gjykata, si ai i Prizrenit me fajde, rastin e një detyrimi i cili ka ndodhur në Prishtinë e që ndërlidhet me një pronë në Prishtinë e që ka të bëjë me 20 milionë euro, dhe e kemi rastin e KEK-ut në Prishtinë që është ngritur aktakuzë për shefin e prokurimit”, thotë ai.

“Ne kemi ngritur aktakuzën për rastin ‘Stenta’ dhe tashmë ajo është e njohur dhe e kemi dërguar të njëjtën në gjykatë. Presim që gjykata në një afat të caktuar ligjor të caktojë seancat gjyqësore. Sa i përket rastit Pronto, ne kemi kërkuar nga prokurori i EULEX- it, i cili ka qenë duke trajtuar lëndën e MTI–së, të na dërgojë të gjitha transkriptet origjinale, transkriptet e policisë dhe CD –të e rastit të MTI-së dhe pas analizimit të atyre rasteve, prokurorët sigurisht se shumë shpejtë do të nxjerrin një aktvendim për fillimin e hetimeve për ata persona që ka dyshim të arsyeshëm se kanë kryer ndonjë vepër penale që ndërlidhet me shpërdorim të detyrës zyrtare”, thotë Lumezi.

“Kjo nuk varet vetëm nga Kryeprokuroria e Shtetit, kjo varet edhe nga institucionet tjera zbatuese të ligjit që duhet të jenë të koordinuara me zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, në mënyrë që të ndërmarrin veprime të caktuara hetimore për të luftuar dukuritë negative, sidomos krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin. Sigurisht që deri më tani ne kemi përmbushur shumë kritere që janë parapara nga Bashkësia Evropiane dhe vetë fakti që kemi fituar rekomandimin për liberalizimin e vizave është një sukses i prokurorisë së shtetit që i ka përmbushur obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore”, thotë ai.

“Ne jemi një ndër Prokuroritë më të suksesshme sa i përket trajtimit të lëndëve që kanë të bëjnë me fundamentalizmin islamik dhe terrorizmin dhe ne deri më tani kemi ngritur 19 raste me 87 persona. Kemi pasur edhe gjykime të suksesshme sa i përket rastit të terrorizmit. E kemi pasur rastin e Gavriqit që është dënuar me 12 vjet burgim, pastaj rasti Badovci, ku disa të akuzuar janë dënuar gjithsej me 48 vjet burg, si dhe rastin e Zekirja Qazimit me 10 vjet burgim”, thotë kryeprokurori i shtetit.(REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje