Lulzim Rafuna, kryetar e Sami Mazreku, kryesues i Kuvendit të OEK-ut

E publikuar: 14/07/2022 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Oek Rafuna Mazreku

Oek Rafuna Mazreku

Oda Ekonomike e Kosovës ka zgjedhur sot drejtuesit e rinj, ku kryetar i OEK-ut u zgjodh Lulzim Rafuna.Kryesues i Kuvendit është zgjedhur Sami Mazreku nga Byroja e Sigurimeve.Kuvendi i OEK-ut zgjodhi Rafunën kryetar me 27 vota, ndërsa mandati i kryetarit është katërvjeçar.

Lulzim Rafuna më parë ishte ish-drejtor i Doganës së Kosovës, ministër në detyrë i Financave dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza, dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në garë për kreun e OEK-it ishte edhe Erëza Vela e cila mori 11 vota si dhe Ruzhdi Kurtishaj 12 vota.Kryetari i deritanishëm ishte Berat Rukiqi.