Këngëtari Luiz Ejlli, ka publikuar këngën e tij të re.
Kjo këngë është dedikim për Martin Canin, 14-vjeçarin i cili u vra me thikë para disa javësh.
Martin Cani mbeti viktimë e një sherri mes të miturish pas mbarimit të mësimit në shkollën ‘Fan Noli’, në kryeqytetin shqiptar, për sherre banale që mund ta kenë zanafillën edhe në rrjetet sociale.
Ai u godit me thikë gjatë përleshjes nga bashkëmoshatari i tij, ndërsa shoku i tij po 14 vjeç mbeti i plagosur.