Mbrojtësi brazilian i PSG-së, David Luiz i ka dhënë një të shtyrë ish-kolegut te Chelsea, serbit Branislav Ivanovic.
Ngjarja kishte ndodhur pasi mbrojtësi serb ia kishte zënë atij rrugën gjatë daljes nga tuneli në fushë në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve.
Në një moment tjetër gjatë ndeshjes, Luiz gishte goditur me bërryl edhe Diego Costan, për të cilin gjest Jose Mourinho thotë se ai duhet të suspendohet nga UEFA, duke lëshuar thumba edhe ndaj kësaj të fundit.
Duke komentuar rastin, Mourinho ka thënë se “nuk beson” se ajo ka ndodhur, pasi UEFA në atë rast nuk duhet ta kishte shpallur atë Lojtari i Ndeshjes pikërisht mbrojtësit brazilian.
“Goditjen me bërryl të David nuk e kam parë, por kur UEFA ia jep atij epitetin Lojtari i Ndeshjes më duhet të besoj se nuk ka pasur bërryl”.
“Ai luajti shumë mirë dhe duhet të besoj se nuk kishte bërryl, pasi nuk mund të besoj se UEFA shpall Lojtari i Ndeshjes dikujt që bën agresivitet”.
“Ndoshta pasi ata nuk mund të na e kthejnë tash penaltinë, ata mund të bëjnë çfarë është e drejtë në aspektin disiplinor dhe ta suspendojnë David dhe ta lejojnë Ibran të luajë në çerekfinale, pasi ai e meriton atë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/