Luis Enrique e pranon se klubi duhet të lëvizë në merkato për të gjetur një zëvendësues pas largimit të Pedros. Në konferencën për shtyp për ndeshjen e parë të sezonit në kampionat që do të luhet pikërisht në transfertën e Bilbaos ku pak ditë më parë Barcelona u turpërua 4-0, trajneri katalanas thekson se po vlerësohen të gjitha alternativat dhe në Janar klubi do të hidhet në sulm për afrimin e një emri me peshë. Në vijim ai përqëndrohet te sezoni i ri.
“Kampionati do të jetë shumë i gjatë. Në teori jemi favoritë për të fituar dhe më duhet ta theksoj se një fitore në Bilbao do të ishte një fillim i mbarë. Vitin e shkuar shikohej si favorite Atletico Madrid ndërsa këtë vit jemi ne sepse fituam kampionatin, gjithsesi unë mendoj se dueli do të zhvillohet mes disa skuadrave”.
Vizita e radhës në “San Mames” është një histori tjetër dhe Luis Enrique kërkon një sjellje të ndryshme nga skuadra e tij.
“Nuk dua të justifikohem por kur u mundëm nuk ishim në gjendjen e duhur fizike. Futbolli i Athletic Bilbaos na vendos në vështirësi sepse ata janë një skuadër jokomode për çdo kundërshtar. Mbrohen mirë dhe dinë të dalin në sulm me topa të gjatë. Jemi ku dëshirojmë me përgatitjet dhe besoj se profesionalizmi i lojtarëve”. /ss/