Ushqimi i peshkut është një mënyrë e mirë që njerëzit të jenë sa më pak depresiv. Studime të shumta tregojnë se burrat që e pasurojnë ushqimin e tyre me mish peshku, janë të rrezikuar nga depresioni për 20% më pak, kurse gratë për 16%.
Studiuesit thonë se Omega-3, acide këto që përmban peshku, mund të ndryshojnë strukturën e membranave të trurit, gjithashtu një rol të rëndësishëm ka dhe në modifikimin e dëgjimit, dopaminën dhe serotinën, elemente kimike këto që shkaktojnë depresionin.
Vlerat e larta proteinike, vitaminat dhe mineralet që gjenden në peshk mund të ndihmojnë në luftimin e depresionit.
Depresioni i prek rreth 350 milionë njerëz në tërë botën dhe është parashikuar të bëhet shkaku i dytë kryesor i shëndetit të sëmurë deri në vitin 2020, sipas Organizatë Botërore të Shëndetësisë, transmeton albeu.com