Luftimi i ekstremizmit dhe terrorizmit në Kosovë, me ligjerata nxënësve në shkolla

E publikuar: 18/01/2016 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rritja e ekstremizmit, sidomos atij fetar, dhe pjesmarrja e numrit të madh të të rinjëve kosovarë në luftërat e Lindjes së Mesme, ka bërë që Qeveria të ndërmerr masa që këto dukuri të luftohen që në hapat e parë të marrjes së dijes nga të rinjt.

Kështu pohoi kryeministri i vendit Isa Mustafa në konferencën e donatorëve, lidhur me zbatimin e strategjisë nacionale, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Ai tha se Kosova është vend i vogël, por ka përgjegjësinë e vet në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, së bashku me vendet e tjera.

“Pasojat nga terrorizmi janë shumë të mëdha, janë afatgjate dhe kërkojnë domosdoshmërish një aleancë të përbashkët që ne ti tejkalojmë dhe të luftojmë kundër tyre. Duhet të angazhohemi bashkë në parandalimin e ekstremizmit dhe terrorizmit. Ky parandalim kërkon masa të ndryshme edhe në fushën arsimit në mënyrë që nxënësit në shkolla të edukohen dhe të mos orietontohen në mënyrë të dhunshme. Parandalimi i ekstremizmit kërkon masa edhe në fushën e ekonomisë në mënyrë që atyre personave tu sigurohen punësimi dhe mirëqenia dhe kjo të mos jetë shkas i bashkimit të tyre” tha Kryemnistri Mustafa.