Lufti Haziri, selam Zenun Pajazitit: Lidhi zagarët

E publikuar: 10/12/2016 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së së Gjilanit, ka reaguar pëtkitazi me reagimin e fundit të degës së PDK-së në Gjilan, lidhur me akuzat ndaj nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri për kinse punësimet në “Eco-Higjiena”, Dega e LDK-së në Gjilan njofton opinionin se këto nuk qëndrojnë fare, janë të pavërteta dhe tendencioze.

LDK ka kujtuar afërn “Pronto” ku Zenun Pajaziti, kreu i degës së PDK’së në Gjilan, tenton të punësoj vëllain e tij.

LDK e ka ftuar kreun e degës së PDK’së, Zenun Pajazitin “që t’i lidhë zagarët dhe të dalë me deklarata në emër të tij.

Reagumi i plotë i degës së LDK’së në Gjilan

Përkitazi me reagimin e fundit të degës së PDK-së në Gjilan, lidhur me akuzat ndaj nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri për kinse punësimet në “Eco-Higjiena”, Dega e LDK-së në Gjilan njofton opinionin se këto nuk qëndrojnë fare, janë të pavërteta dhe tendencioze.

LDK e Gjilanit, të cilës i prinë kryetari ynë Lutfi Haziri, ka kohë që nuk merret me deklaratat e kësaj partie opozitare, e cila vazhdimisht shpifë duke tentuar t’i manipulojë qytetarët e Gjilanit.

Kjo parti opozitare e ka tepruar me deklarata nën maska dhe i ftojmë për heqjen e maskave. Qytetarët e Gjilanit e dinë edhe e mbajnë në mend mirë aferën “Pronto” kur Zenun Pajaziti tenton ta punësoj vëllaun e vet.

Dega e LDK-së në Gjilan fton kryetarin e degës së PDK-së, Zenun Pajaziti, që t’i lidhë zagarët e tij dhe të dalë me deklarata në emër të tij.

Fshehja pas disa anonimusve, të cilët nuk e kanë kaluar Llabjanin me autoritet, e ka bërë Zenunin palaço. E ka bërë për gjynah!