Një luftëtar i MMA-së është duke vazhduar të shkaktoj polemika në Kinë, pasi ka arritur ta mposht kundërshtarin e tij, i cili pretendon se është pasardhësi i mjeshtrit të Kung-Fusë, Ip Man.
39-vjeçari Xu Xiaodong, luftëtar i arteve të përziera marciale dhe njëherit refer, ka arritur ta rrëzojë 6 herë në tokë Ding Hao i cili është praktikues i stilit Wing Chun, transmeton Telegrafi.
Gjashtë muaj më parë, ai arriti ta nokautoj një mjeshtër tjetër të Tai Chisë, kurse dueli i mbrëmshëm ka shkaktuar debat të ashpër, nëse taktikat moderne luftarake janë më superirore sesa ato të arteve marciale tradicionale kineze, që konsiderohen si krenaria e 1.4 miliard banorëve.
Dueli mes Xu dhe Ding është zhvilluar në Chenge në provincën kineze Hebei, që u transmetua live nga “City Fighting” që është prodhim i Xu-së.
Xu kohë më parë ishte zotuar se do të bëjë çmos që t’ua dëshmojë të gjithëve se Kung Fuja tradicionale kineze, është thjesht një mashtrim. /Telegrafi/