Sami Khedira vazhdon të ngjallë interesim te shumë skuadra evropiane, të cilët kërkojnë të nënshkruajnë me reprezentuesin gjerman, pasi që ky i fundit, në përfundim të edicionit, do të largohet si lojtar i lirë nga Real Madrid.
Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga DailyMail, një garë për shërbimet e Sami Khediras, kanë nisur edhe gjigantët anglez, Manchester United dhe Chelsea.
Më favoritë natyrisht që konsiderohet Chelsea, pasi që Khedira, ka punuar me trajnerin Jose Mourinho te Reali, i cili mund t’ia lehtësojë përzgjedhjen për të ardhmen mesfushorit./Indeksonline/