Lufta serbi-shqiptare sot është bartur në rrjetet sociale. Më saktësisht në Twitter. Protagonistë janë dy kryeministrat, Edi Rama dhe Aleksandër Vucic.
Pas vendimit të CAS’it që i dha fitore ekipit shqiptar të futbollit, Edi Rama shprehu kënaqësinë e tij përmes disa postimeve në rrjetet sociale.
“Supeeeer! Ja ç’dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!! #ForcaShqiperia”, shkroi ai.
Mënjehërë, ndaj tij reagoi Vucic.
“Drejtësia europiane për kushedi satën herë, u shndërrua në një padrejtësi botërore. Ata që e shkaktuan incidentin, u shpërblyen, kurse viktima u dënua. Vendimi i gjykatës në Lozanë është i turpshëm për drejtësinë dhe paraqit ofendim për të gjithë njerëzit normalë”, ishte reagimi i Vucic.
Kjo është përballja e parë në rrjetet sociale mes zyrtarëve të lartë të dy vendeve.