Lufta Rusi-Ukrainë/ Biden arriti në Bruksel, kjo është agjenda e tij

E publikuar: 23/03/2022 23:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i SHBA Joe Biden ka arritur në Bruksel, ku do të marrë pjesë në disa samite urgjente për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Air Force One u ul në aeroportin e Brukselit në orën 21:03 me kohën locale, pas një fluturimi afërsisht shtatë orësh nga Uashingtoni.

Ditën e nesërme, presidenti Biden pritet të nisë bisedimet intensive me NATO-n, G7 dhe Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se ky udhëtim zyrtar i Biden ka kohë që është paralajmëruar.